Ueb-faqja ime ka rënë, çfarë po ndodh?
Një kërcënim me të cilin përballen shumë OJQ, media të pavarura dhe blogerë është që zëri i tyre të heshtet sepse ueb-faqja e tyre ka rënë ose është hakuar. Ky është një problem zhgënjyes dhe mund të ketë shumë shkaqe si mirëmbajtja e keqe e ueb-faqes, hostingu jo i besueshëm, script-kiddies, një sulm DDOS ose hakimi i ueb-faqes. Kjo pjesë e Veglërisë së ndihmës së parë digjitale do t'ju njoftojë me disa hapa themelorë për t'i diagnostikuar problemet e mundshme duke përdorur materiale nga My Website is Down.
Është e rëndësishme të dini se ka shumë arsye pse ueb-faqja juaj mund të bjerë. Ato mund të jenë probleme teknike në kompaninë që e hoston ueb-faqen ose Content Management System (CMS) që nuk është azhurnuar, si Joomla ose Wordpress. Gjetja e problemit dhe zgjidhjeve të mundshme për problemin
e ueb-faqes suaj mund të jetë i rëndë. Është praktikë e mirë që të kontaktoni web-masterin tuaj dhe hostin e ueb-faqes pas diagnostikimit
të këtyre problemeve të zakonshme më poshtë. Nëse asnjë prej këtyre opsioneve nuk është në dispozicion për ju, kërkoni ndihmë nga një organizatë që i besoni.
Konsideroni
Për fillim, konsideroni:
- Kush e zhvilloi ueb-faqen tuaj? A janë ata në dispozicion për të ndihmuar?
- A është zhvilluar duke përdorur Wordpress ose ndonjë platformë tjetër të popullarizuar CMS?
- Kush është ofruesi juaj i web-hosting-ut? Nëse nuk e dini, mund të përdorni një mjet [si ky] (http://www.whoishostingthis.com/) për t'ju ndihmuar.