DFAK / Temat / Mora një mesazh të dyshimtë

Në rast se i keni futur kredencialet, llogaritë tuaja mund të jenë në rrezik!

Nëse mendoni se llogaria juaj është komprometuar, ju rekomandojmë të ndiqni rrjedhën e punës së Veglërisë së ndihmës së parë digjitale për llogaritë e komprometuara.

Ju sugjerojmë ta informoni komunitetin tuaj për këtë fushatë të vjedhjes së të dhënave të ndjeshme (phishing) dhe ta shpërndani mesazhin e dyshimtë me organizatat që mund t'i analizojnë ato.

A dëshironi të ndani informacion mbi mesazhin që keni marrë apo keni nevojë për ndihmë të mëtejshme më parë?

Më shumë këshilla

Rregulli i parë për t'u mbajtur mend: Asnjëherë mos jepni asnjë informacion personal në e-mail. Asnjë institucion, bankë ose ndonjë institucion tjetër nuk do t'i kërkojë kurrë këto informacione përmes e-mail-it. Mund të mos jetë gjithmonë e lehtë të tregoni nëse një e-mail ose ueb-faqe është e ligjshme, por ka disa këshilla që mund t'ju ndihmojnë të vlerësoni e-mailin që keni marrë.

  • Ndjenja e urgjencës: e-mailet e dyshimta zakonisht paralajmërojnë për ndryshim të papritur në llogari dhe kërkojnë nga ju që të veproni menjëherë për ta verifikuar llogarinë tuaj.
  • Në pjesën kryesore të një e-maili, mund të shihni pyetje që ju kërkojnë të "verifikoni" ose "azhurnoni llogarinë tuaj" ose "mosazhurnimi i të dhënave tuaja do të rezultojë me pezullimin e llogarisë". Zakonisht është e sigurt të supozohet se asnjë organizatë e besueshme të cilës ju i keni dhënë informacionin tuaj asnjëherë nuk do t'ju kërkojë ta rifusni atë, prandaj mos bini pre e këtij kurthi.
  • Kini kujdes nga mesazhet, bashkëngjitjet, lidhjet dhe faqet e hyrjes të panjohura.
  • Kini kujdes nga gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore.
  • Klikoni për të parë adresën e plotë të dërguesit, jo vetëm emrin e shfaqur.
  • Kini kujdes nga lidhjet e shkurtuara - ato mund të fshehin lidhje keqdashëse pas tyre.
  • Kur e vendosni treguesin e miut mbi një lidhje, URL-ja aktuale tek e cila ju dërgon lidhja shfaqet në një dritare të vogël mbi lidhjen ose në fund të dritares së shfletuesit tuaj.

Burimet

Ja një sërë burimesh për të zbuluar mesazhet e dyshimta dhe për të shmangur rënien pre e vjedhjes së të dhënave të ndjeshme (phishing).

Burimet