Mora një mesazh të dyshimtë

Mund të merrni mesazhe të dyshimta në kutinë tuaj mbërritëse të e-mailit, në llogaritë e mediave sociale dhe/ose në aplikacionet për mesazhe. Forma më e zakonshme e e-maileve të dyshimta janë e-mail-et që përpiqen të vjedhin të dhëna të ndjeshme (phishing). E-mailet phishing kanë për qëllim t'ju mashtrojnë që të jepni informacionin tuaj personal, financiar ose të llogarisë së përdoruesit. Ato mund t'ju kërkojnë të vizitoni një faqe të rreme ose të telefononi një numër të rremë të shërbimit të klientit. E-mailet phishing gjithashtu mund të përmbajnë dokumente të bashkëngjitura që instalojnë softuer keqdashës në kompjuterin tuaj kur të hapen.

Nëse nuk jeni të sigurt për vërtetësinë e mesazhit që keni marrë, ose çfarë të bëni në lidhje me të, mund të përdorni pyetësorin e mëposhtëm si një mjet udhëzues për të diagnostikuar më tej situatën ose për ta ndarë mesazhin me organizatat e jashtme të besueshme që do t'ju ofrojnë një analizë më të hollësishme të mesazhit tuaj.

Mbani në mend se marrja e një e-maili të dyshimtë nuk do të thotë se llogaria juaj është komprometuar. Nëse mendoni se një e-mail ose një mesazh është i dyshimtë, mos e hapni atë. Mos u përgjigjuni në atë e-mail, mos klikoni asnjë lidhje dhe mos shkarkoni asnjë dokument të bashkëngjitur.