Mendoni se për çfarë e keni përdorur këtë pajisje - a ka informacion të ndjeshëm në këtë pajisje, të tilla si kontakte, vendndodhje ose mesazhe? A mundet që nëse këto të dhëna të zbulohen të jenë problematike për ju, punën tuaj apo të tjerët përveç vetes tuaj?
Në disa raste mund të jetë e dobishme që të fshihen nga distanca të dhënat në pajisjen e një personi të arrestuar, për të parandaluar që të dhënat që gjenden në të të abuzohen dhe të përdoren kundër tyre ose aktivistëve të tjerë. Në të njëjtën kohë, kjo mund të jetë problematike për personin e arrestuar (veçanërisht në situatat kur torturimi dhe keqtrajtimi janë të mundshëm) - veçanërisht nëse personi i arrestuar është detyruar të mundësojë qasje në pajisje, të dhënat që zhduken papritmas nga pajisja mund t'i bëjnë autoritetet që kanë bërë arrestimin më dyshues. Nëse përballeni me një situatë të ngjashme, lexoni seksionin tonë ["Dikush që unë e njoh është arrestuar"](../../../../ arrestuar).
Vlen gjithashtu të përmendet se në disa vende fshirja në distancë mund të jetë problematike në aspektin ligjor, pasi mund të interpretohet si shkatërrim i provave.
Nëse jeni të vetëdijshëm për pasojat direkte dhe ligjore për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë situatë, mund të vazhdoni me përpjekjen për të fshirë pajisjen nga distanca, duke i ndjekur udhëzimet për sistemin tuaj operativ:
- pajijset Android
- iPhone ose Mac
- pajisjet iOS (iPhone dhe iPad) duke përdorur iCloud
- pajisjet Windows
- telefonat Blackberry
- Për pajisjet Windows ose Linux, ju mund të keni instaluar një softuer (të tillë si program kundër vjedhjeve ose antivirus) që ju lejon të fshini të dhënat nga distanca dhe historinë e pajisjes tuaj. Nëse është kështu, shfrytëzojeni këtë mundësi.
Pavarësisht nëse keni arritur ose jo të fshini nga distanca informacionin në pajisje, është ide e mirë t'i informoni kontaktet tuaja.