Kam humbur pajisjen

A e keni humbur pajisjen? A ua ka vjedhur apo marrë ndonjë palë e tretë?

Në këto situata, është e rëndësishme të ndërmerrni hapa të menjëhershëm për të zvogëluar rrezikun që dikush tjetër të hyjë në llogaritë, kontaktet dhe informacionin tuaj personal.

Kjo pjesë e Veglërisë së ndihmës së parë digjitale do t'ju njoftojë me disa çështje themelore, në mënyrë që të vlerësoni se si ta zvogëloni dëmin e mundshëm që lidhet me humbjen e një pajisje.