Kam humbur të dhënat e mia

Të dhënat digjtale mund të jenë shumë efemerale dhe të paqëndrueshme dhe ka shumë mënyra se si mund t’i humbni ato. Dëmtimi fizik i pajisjeve tuaja, ndërprerja e llogarive tuaja, fshirja e gabuar, azhurnimet e programeve kompjuterike dhe ndërprerjet aksidentale të programeve kompjuterike mund të shkaktojnë humbje të të dhënave. Për më tepër, ndonjëherë mund të mos jeni të vetëdijshëm se si funksionon sistemi juaj i kopjeve rezervë, ose thjesht i keni harruar kredencialet e llogarive tuaja ose mënyrën për të gjetur ose për të rikuperuar të dhënat tuaja.

Kjo pjesë e Veglërisë së ndihmës së parë digjitale do t'ju njoftojë me disa hapa themelorë për të diagnostikuar si mund t'i keni humbur të dhënat dhe strategjitë e mundshme zbutëse për t'i rikuperuar ato.

Në vazhdim është një pyetësor për ta identifikuar natyrën e problemit tuaj dhe për të gjetur zgjidhje të mundshme.