A shtiret dikush si ju online?

Një kërcënim me të cilin përballen shumë aktivistë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, OJQ-të, media të pavarura dhe bloguesit është shtirja sikurse jeni ju nga kundërshtarët që do të krijojnë profile false, ueb-faqe ose e-maile të rreme në emrat e tyre. Kjo ka për qëllim ndonjëherë të krijojë fushata njollosëse, informacione mashtruese, inxhinieri sociale ose vjedhje të identitetit të një personi në mënyrë që të krijojë zhurmë, çështje të besimit dhe dëmtim të të dhënave që ndikojnë në reputacionin e individëve dhe kolektivëve, në emrin e të cilës shtiren gjegjësisht paraqiten. Ky është një problem shqetësues që mund të ndikojë në nivele të ndryshme në aftësinë tuaj për të komunikuar dhe informuar, dhe mund të ketë shkaqe të ndryshme në varësi të vendit ku dhe si dikush shtiret sikurse jeni ju.

Është e rëndësishme të dini se ekzistojnë shumë mënyra për t'u shtirur si dikush tjetër (profile të rreme në mediat sociale, ueb-faqe të klonuara, e-maile të rreme, publikimi jokonsensual i fotografive dhe videove personale). Strategjitë mund të variojnë nga paraqitja e njoftimeve për heqje të ueb-faqeve, vërtetimi i pronësisë origjinale, pretendimi i të drejtës së autorit të ueb-faqes origjinale ose informacionit, ose paralajmërimi i rrjeteve dhe kontakteve tuaja personale përmes komunikimeve publike ose konfidenciale. Diagnostikimi i problemit dhe gjetja e zgjidhjeve të mundshme për mbrojtje mund të jetë e ndërlikuar. Ndonjëherë do të jetë pothuajse e pamundur të detyroni një kompani të vogël hostingu që ta heqë një ueb-faqe, dhe veprimi juridik mund të bëhet i domosdoshëm. Është praktikë e mirë të vendosni alarme dhe të monitoroni internetin për të zbuluar nëse dikush shtiret sikurse ju ose organizata juaj.

Kjo pjesë e Veglërisë së ndihmës së parë digjitale do t'ju njoftojë me disa hapa themelorë për të diagnostikuar mënyrat e mundshme të shtirjes si dikush tjetër dhe strategjitë e mundshme të zbutjes për të hequr llogaritë, ueb-faqet dhe e-mailet që shtiren sikurse ju ose organizata juaj.

Nëse dikush shtiret sikurse ju, ndiqni këtë pyetësor për ta identifikuar natyrën e problemit tuaj dhe për të gjetur zgjidhje të mundshme.