Are you being targeted by online harassment?
Interneti, e veçanërisht platformat e mediave sociale, janë bërë një hapësirë kritike për anëtarët dhe organizatat e shoqërisë civile, veçanërisht për gratë, njerëzit LGBTIQ dhe pakicat e tjera, për t'u shprehur dhe për ta ngritur zërin e tyre. Por, në të njëjtën kohë, ato janë bërë edhe hapësira ku këto grupe synohen lehtësisht për shprehjen e pikëpamjeve të tyre. Dhuna dhe abuzimi në internet u mohojnë grave, personave LGBTIQ dhe shumë njerëzve të tjerë të paprivilegjuar të drejtën të shprehen në mënyrë të barabartë, lirshëm dhe pa frikë.
Dhuna dhe abuzimi në internet kanë forma të ndryshme, dhe kryerësit shpesh mund të mbështeten në pandëshkueshmëri, edhe për shkak të mungesës së ligjeve që i mbrojnë viktimat e ngacmimit në shumë vende, por mbi të gjitha sepse strategjitë e mbrojtjes duhet të përshtaten në mënyrë kreative në varësi të llojit të sulmit që realizohet.
Prandaj është e rëndësishme të identifikohet tipologjia e sulmit që na drejtohet për të vendosur se çfarë hapash mund të ndërmarrim.
Kjo pjesë e Veglërisë së ndihmës së parë digjitale do t'ju njoftojë me disa hapa themelorë për të planifikuar se si të mbroheni nga sulmi që u bëhet.
Nëse jeni cak i ngacmimit në internet, ndiqni këtë pyetësor për ta identifikuar natyrën e problemit tuaj dhe për të gjetur zgjidhje të mundshme.