Është e rëndësishme të mendoni se si pajisja juaj mund të jetë komprometuar.
- Sa kohë më parë filluat të dyshonit se pajisja juaj po reagonte në mënyrë të dyshimtë?
- A ju kujtohet të keni klikuar në ndonjë lidhje nga burime të panjohura?
- A keni marrë mesazhe nga palë që nuk i njihni?
- A keni instaluar ndonjë softuer të shkarkuar nga burime jo të besueshme?
- A e ka përdorë pajisjen dikush tjetër?
Mendoni për këto pyetje me qëllim që të përpiqeni t'i identifikoni rrethanat, nëse ka, që çuan në komprometimin e pajisjes tuaj.