Kam humbur qasjen në llogarinë time

Llogaritë në rrjetet sociale dhe në mediat për komunikim përdoren gjerësisht nga anëtarët e shoqërisë civile për të komunikuar, shkëmbyer njohuri dhe për t'i përfaqësuar idetë e tyre. Si pasojë, këto llogari janë në shënjestër të madhe nga aktorët dashakeq, të cilët shpesh përpiqen të komprometojnë këto llogari, duke shkaktuar dëme për anëtarët e shoqërisë civile dhe kontaktet e tyre.

Ky udhëzues shërben për t'ju ndihmuar në rast se keni humbur qasjen në njërën prej llogarive tuaja sepse është komprometuar.

Në vazhdim është një pyetësor për ta identifikuar natyrën e problemit tuaj dhe për të gjetur zgjidhje të mundshme.