Ja lista e organizatave që ofrojnë mbështetje të llojeve të ndryshme. Klikoni mbi secilën organizatë për t'i parë informacionet e plota në lidhje me shërbimet e tyre dhe si t'i kontaktoni ato.

Access Now
Ueb-faqja: https://www.accessnow.org/help
Linja për ndihmë e Access Now punon me individë dhe organizata në mbarë botën për të qenë të sigurt në internet. Nëse jeni në rrezik, ne mund t'ju ndihmojmë të përmirësoni praktikat tuaja të sigurisë digjitale që të mos pësoni dëme. Nëse tashmë jeni të sulmuar, ne ofrojmë ndihmë urgjente me reagim të shpejtë.
Shërbimet
Kë e ndihmojnë
Si të kontaktoni
Orët e punës
24/7, në nivel global
Koha për përgjigje
2 orë

Deflect
Ueb-faqja: https://www.deflect.ca
Deflect është një shërbim falas i sigurisë në internet që e mbron shoqërinë civile dhe
grupet e të drejtave të njeriut nga sulmet digjitale.
Shërbimet
Si të kontaktoni
Orët e punës
E hënë-e premte, 24/5, UTC-4
Koha për përgjigje
6 orë

Digital Defenders Partnership
Ueb-faqja: https://www.digitaldefenders.org
Qëllimi i Digital Defenders Partnership (DDP) është të mbrojë dhe avancojë lirinë e internetit, dhe ta mbajë internetin të lirë nga kërcënimet në zhvillim, posaçërisht në mjedise shtypëse. Ne koordinojmë mbështetjen urgjente për individë dhe organizata siç janë mbrojtësit e të drejtave të njeriut, gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile dhe bloguesit. Ne kemi një qasje të përqendruar te njerëzit, duke u fokusuar në vlerat tona thelbësore të transparencës, të drejtave të njeriut, përfshirjes dhe diversitetit, barazisë, konfidencialitetit dhe lirisë. DDP u formua në vitin 2012 nga Freedom Online Coalition (FOC).
DDP ka tre lloje të ndryshme të financimit që adresojnë situata urgjente emergjente, si dhe grante afatgjata të përqendruara në ngritjen e kapaciteteve brenda një organizate. Për më tepër, ne koordinojmë Bursën për integritet digjital (Fellowship Digital Integrity), ku organizatat marrin trajnime të personalizuara për sigurinë digjitale dhe privatësinë, dhe një program të Rrjetit për Reagim të Shpejtë.
Shërbimet
Kë e ndihmojnë
Si të kontaktoni
Orët e punës
E hënë-e enjte 9-17 CET
Koha për përgjigje
4 ditë

Freedom of the Press Foundation
Ueb-faqja: https://freedom.press
Fondacioni Liria e Shtypit (Freedom of the Press Foundation - FPF) është një organizatë 501(c)3 jofitimprurëse që mbron dhe fuqizon gazetarinë me interes publik në shekullin XXI. FPF trajnon të gjithë, duke filluar nga organizatat e mëdha mediatike e deri te gazetarët e pavarur për përdorimin e një larmie mjetesh dhe teknikash të sigurisë dhe privatësisë për të mbrojtur më mirë veten, burimet dhe organizatat e tyre.
Shërbimet
Si të kontaktoni
E disponueshme në këto gjuhë
Orët e punës
Nga e hëna deri të premten, orët e punës, Zona e Kohës Lindore, SH.B.A.
Koha për përgjigje
1 ditë

Front Line Defenders
Ueb-faqja: https://www.frontlinedefenders.org/emergency-contact
Front Line Defenders është një organizatë ndërkombëtare me qendër në Irlandë
që punon për mbrojtjen e integruar të mbrojtësve të të drejtave të njeriut në
rrezik. Front Line Defenders siguron mbështetje të shpejtë dhe praktike për mbrojtësit e të drejtave të njeriut në rrezik të menjëhershëm përmes granteve të sigurisë, trajnimeve të sigurisë fizike dhe digjitale, avokimit dhe fushatave.
Front Line Defenders operon një linjë telefonike mbështetëse urgjente 24/7
- 353-121-00489 për mbrojtësit e të drejtave të njeriut në rrezik të menjëhershëm në arabisht,
anglisht, frëngjisht, rusisht ose spanjisht. Kur mbrojtësit e të drejtave të njeriut përballen me një kërcënim të menjëhershëm për jetën e tyre, Front Line Defenders mund të ndihmojë
me zhvendosje të përkohshme. Front Line Defenders ofron trajnime për sigurinë fizike dhe sigurinë digjitale. Front Line Defenders gjithashtu publikon rastet e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në rrezik dhe zhvillon fushatë dhe avokon në nivelin ndërkombëtar duke përfshirë BE, KB, mekanizma ndër-rajonalë dhe me qeveritë direkt për mbrojtjen e tyre.
Shërbimet
Kë e ndihmojnë
Si të kontaktoni
Orët e punës
raste urgjente 24/7, globalisht; e hënë-e premte në orët e rregullta të punës, IST (UTC + 1), stafi ndodhet në zona të ndryshme kohore në rajone të ndryshme
Koha për përgjigje
të njëjtën ditë ose ditën tjetër në rast emergjence

Greenhost
Ueb-faqja: https://greenhost.net
Greenhost ofron shërbime të TI-së me një qasje etike dhe të qëndrueshme. Ofertat tona të shërbimit përfshijnë web-hosting, shërbime në re (cloud) dhe ofertat e fuqishme të specializuara për sigurinë e informacionit. Duke bashkëpunuar me organizatat kulturore dhe pionierët teknikë, ne përpiqemi t'u japim përdoruesve tanë mundësitë e plota të Internetit duke mbrojtur në të njëjtën kohë privatësinë e tyre. Ne jemi të përfshirë në mënyrë aktive në zhvillimin e kodit me burim të hapur, dhe marrim pjesë në projekte të ndryshme në fushat e teknologjisë, gazetarisë, kulturës, arsimit, qëndrueshmërisë dhe lirisë së internetit.
Shërbimet
Si të kontaktoni
Orët e punës
24/7, UTC+2
Koha për përgjigje
4 orë

Internews
Ueb-faqja: https://www.internews.org
Duke komplementuar punën thelbësore, Internews gjithashtu punon me individë, organizata dhe komunitete në të gjithë botën për të rritur ndërgjegjësimin për sigurinë digjitale, për të mbrojtur qasjen në internet të hapur dhe të pa censuruar dhe për të përmirësuar praktikat e sigurisë digjitale. Internews ka trajnuar mijëra gazetarë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut në 80+ vende, dhe ka rrjete të fuqishme të trajnerëve dhe auditorëve digjitalë vendorë dhe rajonalë të njohur me kornizën e Auditimit të Sigurisë dhe Modelin e Vlerësimit për Grupet e Avokatisë (SAFETAG) (https://safetag.org), zhvillimin e të cilit e ka udhëhequr Internews. Internews ndërton partneritete të forta, të përgjegjshme me shoqërinë civile dhe firmat e inteligjencës dhe analizave në sektorin privat, dhe mund të mbështesë partnerët drejtpërdrejt në ruajtjen e një pranie të sigurt dhe të pa censuruar në internet. Internews ofron ndërhyrje teknike dhe joteknike nga vlerësimet fillestare të sigurisë duke përdorur kornizën e SAFETAG për vlerësimin e politikave organizative e deri te strategjitë e rishikuara të zbutjes së rrezikut të bazuar në hulumtimin e kërcënimeve. Ne mbështesim drejtpërdrejt analizën e “phishing” dhe “malware” për grupet e të drejtat të njeriut dhe mediave, të cilët përjetojnë sulme të shënjestruara digjitale.
Shërbimet
Kë e ndihmojnë
Si të kontaktoni
Orët e punës
24/7, në nivel global
Koha për përgjigje
12 orë

Qurium Media Foundation
Ueb-faqja: https://www.qurium.org
Qurium Media Foundation është një ofrues i zgjidhjeve të sigurisë për media të pavarura, organizata për të drejtat e njeriut, gazetarë hulumtues dhe aktivistë. Qurium ofron një portofol të zgjidhjeve profesionale, të personalizuara dhe të sigurta me mbështetje personale për organizatat dhe individët në rrezik, që përfshin:
- Hosting i sigurt me zbutjen e rrezikut nga DDoS për ueb-faqet në rrezik
- Mbështetje me reagim të shpejtë për organizatat dhe individët nën kërcënim të menjëhershëm
- Auditime të sigurisë të shërbimeve në internet dhe të aplikacioneve për celular
- Zgjidhja e problemit të ueb-faqeve të bllokuara në internet
- Hetime ligjore të sulmeve digjitale, aplikacioneve mashtruese, malware-it shënjestrues dhe dezinformimit
Shërbimet
Kë e ndihmojnë
Si të kontaktoni
Orët e punës
8-18 E hënë - E diel CET
Koha për përgjigje
4 orë