Dikush që unë e njoh është arrestuar

Arrestimet e mbrojtësve të të drejtave të njeriut, gazetarëve dhe aktivistëve i vendosin ata dhe personat me të cilët punojnë dhe jetojnë në një rrezik të madh.

Ky udhëzues është i orientuar posaçërisht për vendet që kanë mungesë të respektimit të të drejtave të njeriut dhe procesit të rregullt ligjor, ose ku autoritetet mund të anashkalojnë procedurat ligjore, ose ku aktorët jo-shtetërorë veprojnë lirshëm, paraburgimet ose arrestimet paraqesin një rrezik më të madh për viktimat, kolegët dhe të afërmit e tyre.

Në këtë udhëzues synojmë të lehtësojmë rrezikun me të cilin përballen ata dhe të kufizojmë mundësinë e qasjes nga ana e autoriteteve arrestuese në të dhënat e ndjeshme që mund të inkriminojnë viktimat dhe kolegët e tyre, ose që mund të përdoren për të komprometuar operacionet e tjera.

Kujdesi për të arrestuarën si dhe për ndikimet digjitale të këtij paraburgimi mund të jetë rraskapitës dhe sfidues. Mundohuni të gjeni njerëz të tjerë që t'ju mbështesin dhe të koordinoni veprimet tuaja me komunitetin e përfshirë.

Gjithashtu është e rëndësishme që të kujdeseni për veten tuaj dhe të tjerët që janë të ndikuar nga ky arrestim, duke:

Nëse ndiheni të mbingarkuar teknikisht ose emocionalisht ose (për çfarëdo arsye) nuk jeni në gjendje të ndiqni hapat e përshkruar më poshtë, ju lutemi kërkoni ndihmë dhe udhëzime nga organizatat e renditura [këtu] (../support) që ofrojnë përzgjedhje fillestare midis shërbimeve të tyre.

Bëni një plan

Para se të veproni në seksionet e ndryshme që i përshkruajmë më poshtë, ju lutemi kaloni hapat e mëposhtëm:

Bëhuni gati para se të veproni

A keni arsye të besoni se ky arrestim ose paraburgim mund të çojë në pasoja për familjarët, miqtë, ose kolegët e të arrestuarës, duke përfshirë edhe veten tuaj?

Ky udhëzues do t'ju njoftojë me një seri hapash për të ndihmuar në ofrimin e zgjidhjeve që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e ekspozimit të të arrestuarës dhe të kujtdo tjetër që është i përfshirë me ta.

Këshilla për përgjigje të koordinuar:

Në të gjitha situatat kur një person është arrestuar, gjëja e parë që duhet të theksohet është se shpesh kur ndodhin incidente të tilla, disa miq ose kolegë reagojnë menjëherë, duke rezultuar ose në përpjekje të dyfishta ose kontradiktore. Pra, është e rëndësishme të mbani mend se koordinimi dhe veprimi i bashkërenduar, në nivelin lokal dhe ndërkombëtar, janë të domosdoshëm si për të mbështetur të arrestuarën dhe për t'u kujdesur për të gjithë të tjerët brenda rrjeteve të tyre të mbështetjes, familjes dhe miqve.

Masat paraprake të sigurisë digjitale

Nëse keni arsye të keni frikë nga pasojat për veten tuaj ose mbështetësit e tjerë, përpara se të trajtoni ndonjë emergjencë digjitale të lidhur me arrestimin e mikut tuaj, është gjithashtu e rëndësishme të ndërmerrni disa hapa parandalues në nivelin e sigurisë digjitale për të mbrojtur veten tuaj dhe të tjerët nga rreziku i menjëhershëm.

Vlerësimi i rrezikut

Zvogëloni dëmin e mundshëm të shkaktuar nga veprimet tuaja

Në përgjithësi, duhet të përpiqeni t'i bazoni veprimet tuaja në këtë pyetje:

Secila nga seksionet e mëposhtme do të përshkruajë aspekte të veçanta të këtij vlerësimi të rrezikut.

Konsideratat themelore janë:

Informimi i kontakteve

Në përgjithësi, është e pamundur të përcaktohet nëse autoritetet që kanë bërë arrestimin kanë aftësinë për të hartuar rrjetin e kontakteve të të arrestuarës, dhe nëse ata e kanë bërë atë apo jo. Prandaj, ne duhet të supozojmë rastin më të keq, se ata e kanë bërë ose se do ta bëjnë atë.

Para se të filloni të informoni kontaktet e të arrestuarës, ju lutemi vlerësoni rrezikun e informimit të tyre:

Dokumentoni për të mbajtur evidencë

Para se të fshini ndonjë përmbajtje nga ueb-faqet, faqet e mediave sociale, diskutimet etj., mund të dëshironi të siguroheni që i keni dokumentuar këto më parë. Një arsye për të dokumentuar do të ishte kapja e çdo shenje ose dëshmie të llogarive të abuzuara - si përmbajtje shtesë ose imituese - ose përmbajtje që ju nevojitet si provë ligjore.

Në varësi të ueb-faqes ose platformës së mediave sociale ku dëshironi të dokumentoni burimet ose të dhënat në internet, mund të përdoren qasje të ndryshme:

Mos harroni se është e rëndësishme të mbani informacionin që keni shkarkuar në një pajisje të sigurt e cila ruhet në një vend të sigurt.

Konfiskimi i pajisjes

Nëse ndonjë pajisje e personit të arrestuar është konfiskuar gjatë ose pas arrestimit, ju lutemi lexoni udhëzuesin kam humbur pajisjet e mia, në veçanti seksionin për fshirjen nga distanca, duke përfshirë rekomandimet në rast të arrestimit.

Të dhënat dhe llogaritë inkriminuese në internet

Nëse e arrestuara ka informacione në pajisjet e saj që mund ta dëmtojnë atë ose njerëzit e tjerë, mund të jetë ide e mirë të përpiqeni të kufizoni qasjen e të arrestuarës në këtë informacion.

Para se ta bëni këtë, krahasoni rrezikun që paraqet ky informacion me rrezikun e paraqitur nga forcat e sigurisë të cilat mund të shqetësohen për shkak të mungesës së qasjes në këtë informacion (ose ndërmarrjes së veprimeve ligjore për shkak të shkatërrimit të provave). Nëse rreziku që paraqet ky informacion është më i lartë, mund të vazhdoni të hiqni të dhënat përkatëse dhe/ose të mbyllni/pezulloni dhe hequr lidhjen mes llogarive duke i ndjekur udhëzimet më poshtë.

Pezullimi ose mbyllja e llogarive në internet

Nëse keni qasje në llogaritë që doni të mbyllni, mund të ndiqni proceset e llogarive të ndryshme. Ju lutemi sigurohuni që të keni një kopje rezervë ose kopje të përmbajtjeve dhe të dhënave të fshira! Jini të vetëdijshëm se pas mbylljes së një llogarie, përmbajtja nuk do të bëhet menjëherë e paarritshme: për shembull, në Facebook, mund të zgjasë deri në dy javë që përmbajtja të fshihet nga të gjithë serverët.

Nëse nuk keni qasje në llogaritë e të arrestuarës ose keni nevojë për veprim më urgjent në llogaritë e mediave sociale, ju lutemi merrni mbështetje nga organizatat e renditura [këtu] (../support) që ofrojnë siguri të llogarisë mes shërbimeve të tyre.

Shkëputni lidhjet e llogarive me pajisjet

Ndonjëherë ju gjithashtu mund të dëshironi t'i shkëputni lidhjet e llogarive me pajisjet, pasi kjo lidhje mund të sigurojë qasje në të dhëna të ndjeshme për këdo që e kontrollon atë pajisje. Për ta bërë këtë, mund të ndiqni [këto udhëzime] (../topics/lost-device/questions/accounts).

Mos harroni të shkëputni lidhjet e llogarive bankare në internet me pajisjet.

Ndryshoni fjalëkalimet

Nëse vendosni të mos i mbyllni ose t'i pezulloni llogaritë, mund të jetë megjithatë e dobishme të ndryshoni fjalëkalimet e tyre, duke ndjekur [këto udhëzime] (../topics/lost-device/questions/passwords).

Konsideroni gjithashtu mundësinë e autentifikimit me dy faktorë për të rritur sigurinë e llogarive të të arrestuarës, duke ndjekur [këto udhëzime] (../topics/lost-device/questions/2fa).

Në rast se të njëjtat fjalëkalime janë përdorur në llogari të ndryshme, duhet të ndryshoni të gjitha fjalëkalimet e prekura në ato llogari pasi ato gjithashtu mund të jenë komprometuara.

** Këshilla të tjera për ndryshimin e fjalëkalimeve **

Hiqni anëtarësinë në grupe dhe hiqni dosjet e përbashkëta

Nëse e arrestuara është në ndonjë grup (si për shembull por pa u kufizuar në) Facebook, WhatsApp, Signal, ose biseda në grup në Wire, ose mund të hyjë në dosje të përbashkëta në internet, dhe prania e saj në këto grupe u jep arrestuesve qasje në informacion të privilegjuar dhe potencialisht të rrezikshëm, ndoshta do të dëshironi të hiqni atë nga grupet ose hapësirat e përbashkëta në internet.

Udhëzime se si të hiqni anëtarësinë nga grupet e shërbime të ndryshme të porosive të çastit:

Udhëzime se si të largoni persona nga dosjet e përbashkëta në shërbime të ndryshme në internet:

Fshirja e informacioneve nga profilet

Në disa raste mund të dëshironi ta hiqni përmbajtjen nga grafiku kohor në mediat sociale të të arrestuarës ose nga burimet e tjera që lidhen me llogarinë e tyre, sepse mund të abuzohet si provë kundër tyre ose të krijojë konfuzion dhe konflikt brenda bashkësisë së të arrestuarës ose t’i diskreditojë ata.

Disa shërbime e bëjnë më të lehtë fshirjen e burimeve dhe postimeve nga llogaritë dhe grafiket kohore. Lidhjet për udhëzimet për Twitter, Facebook dhe Instagram janë dhënë më poshtë. Ju lutemi sigurohuni që keni dokumentuar përmbajtjen që dëshironi të fshini në rast se mund të keni nevojë përsëri për të si dëshmi në rast të ndërhyrjes etj..

Fshini shoqërimet e dëmshme në internet

Nëse ka ndonjë informacion në internet ku përmendet emri i të arrestuarës që mund të ketë pasoja negative për të ose kontaktet e saj, është ide e mirë ta fshini nëse kjo nuk do të dëmtojë më tej të arrestuarën.

Llogaritë bankare në internet

Shumë shpesh, llogaritë bankare menaxhohen dhe mund të qasen në internet, dhe verifikimi përmes pajisjeve mobile mund të jetë i nevojshëm për transaksione ose madje edhe mënyra e vetme për të hyrë në llogarinë online. Nëse e arrestuara nuk mund të hyjë në llogaritë e saj bankare për një periudhë më të gjatë, kjo mund të ketë pasoja për gjendjen financiare të të arrestuarës dhe aftësinë e tyre për të hyrë në llogari. Në këto raste, sigurohuni që keni:

Këshillat përfundimtare