Mirëserdhët në


Ndihmën e parë Digjitale!


Mjet i dizajnuar për t'ju dërguar deri te ekipi i duhur i CiviCERT

Ndihma e parë digjitale është një burim falas që do t'u ndihmojë njerëzve që ndihmojnë në situata urgjente, trajnuesve për siguri digjitale, dhe aktivistëve me ekspertizë teknike që ta mbrojnë më mirë veten e tyre dhe komunitetet të cilave u shërbejnë kundër llojeve më të shpeshta të problemeve digjitale. Mund të shfrytëzohet gjithashtu edhe nga aktivistët, mbrojtësit e të drejtave digjitale, bloguesit, gazetarët ose aktivistët e mediave që duan të mësojnë se si ta mbrojnë veten e tyre dhe si t'u ndihmojnë të tjerëve. Nëse Ju apo dikush të cilit i ndihmoni ka problem digjital, Ndihma e parë digjitale do t'ju orientojë në diagnostikimin e problemeve që i keni, dhe do t'ju ofrojë mbështetje nga organizata që ofrojnë ndihmë nëse ju duhet ajo.

Me çfarë problemi përballeni?

Zgjidhni problemin me të cilin përballeni dhe Ndihma e Parë Digjitale do t'ju udhëzojë përmes një sërë pyetjesh për ta diagnostikuar më mirë problemin dhe për të gjetur burime që do t'ju ndihmojnë. Për problemet që nuk mund t’i zgjidhini vetë, Ndihma e Parë Digjitale kanjë listë të organizatave me të cilat mund të konsultoheni.

ÇFARË TJETËR DUHET TË DINI?

Ndihma e parë digjitale nuk synon të jetë zgjidhja përfundimtare për të gjitha rastet tuaja urgjente digjitale. Nëse nuk jeni të sigurt se si t'i zgjidhni problemet me të cilat përballeni, ju lutemi kontaktoni listën e organizatave me të cilat mund të konsultoheni.

A NDIHENI TË MBINGARKUAR NGA STRESI?

Ngacmimi në internet, kërcënimet dhe llojet e tjera të sulmeve digjitale krijojnë një barrë të madhe mbi ndjenjat dhe shëndetin Tuaj. Lexonikëshillat nga Udhëzuesi për vetë-kujdesin për të gjetur më shumë burime dhe organizata mbështetëse dhe për zbutjen e problemeve.

KUSH E KA PËRGATITUR DHE KUSH E MIRËMBAN NDIHMËN E PARË DIGJITALE?

Ky burim është produkt i përbashkët i Rapid Response Network dhe CiviCERT. Shihnifaqen Për nepër informacion shtesë. Ndihma e parë digjitale është projekt me kod të hapur dhe mirëpret kontributet nga jashtë.